Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ftoi në Kiev Benjamin Netanyahun, fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Izrael.
Sipas një deklarate nga zyra e Netanyahut, të hënën në mbrëmje është zhvilluar një bisedë telefonike midis Zelenskyy-t dhe Netanyahut, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke falënderuar Zelenskyy-n, i cili e ka uruar për suksesin e tij në zgjedhje, Netanyahu ka përsëritur se do të mendojë seriozisht për problemin e Ukrainës pasi të marrë detyrën, ashtu siç kishte premtuar në fushatën zgjedhore.
Nga ana tjetër, Zelenskyy, i cili ka postuar në llogarinë e tij në Twitter lidhur me telefonatën, i ka përcjellë Netanyahut se shpreson që Ukraina dhe Izraeli të kenë një marrëdhënie në përputhje me sfidat e sigurisë me të cilat përballen dy vendet.
Gazeta izraelite Yediot Aharanot, nga ana tjetër, raportoi se Zelenskyy i ka kërkuar Netanyahut armë izraelite dhe e ka ftuar atë në Kiev.
Benjamin Netanyahu, në një deklaratë gjatë fushatës së tij elektorale, kishte deklaruar se do ta kishte në konsideratë ofrimin e mbështetjes me armë për Ukrainën nëse zgjidhej./FolDrejt/