Sot, ukrainasit shënojnë përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit të Buchas nga ushtria ruse dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi nuk do t’i falë kurrë ata që janë përgjegjës për, siç pretendon ai, krimet në atë vend.
Forcat ukrainase rimorën Bucha dhe Irpin pranë Kievit në fund të marsit të vitit të kaluar dhe hetuesit ndërkombëtarë tani po mbledhin prova në ato dhe qytete të tjera ku, siç pretendojnë autoritetet ukrainase, trupat ruse kryen krime të mëdha, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Rusia i mohon akuzat dhe pasi Ukraina mori kontrollin e Bucha, fotot e trupave në rrugë u shfaqën./FolDrejt/