Ukraina do të vendosë kufizime për organizatat fetare në vend që kanë lidhje me Rusinë, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të natës, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes ka udhëzuar qeverinë që t’i propozojë [parlamentit] një projekt-ligj për ndalimin e aktiviteteve në Ukrainë nga organizatat fetare të lidhura me qendrat e ndikimit në Rusi,” tha Zelensky./FolDrejt/