Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha sot se situata në Bakhmut në lindje të Ukrainës është vërtet e vështirë dhe se do të merren “vendimet e duhura” nëse trupat ukrainase atje rrezikojnë të rrethohen nga forcat ruse.
Zelensky tha në një konferencë për shtyp në Poloni se gjëja më e rëndësishme për të është të mbrojë jetën e ushtarëve, raporton Reuters.
Ai falënderoi Poloninë për ndihmën e saj “historike”, duke thënë se ajo duhet të bëhet një partner kyç në rindërtimin e vendit sapo pushtimi rus të përfundojë, transmeton Fol Drejt.