Britania do të furnizojë Ukrainën me sisteme të shumta raketore që mund të godasin objektiva deri në 80 kilometra larg, megjithëse presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se ai do të bombardonte objektiva të reja nëse Shtetet e Bashkuara dërgojnë armë të ngjashme në Kiev.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se, gjatë një bisede telefonike, kryeministri britanik Boris Johnson konfirmoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Zelenski deklaroi se Johnson dhe ai po kërkojnë një mënyrë për të shmangur krizën ushqimore dhe për të zhbllokuar portet e Ukrainës./FolDrejt/