Ministri Armend Zemaj përmes një njoftimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ deklaroj se nga e hëna do të filloj mësimi shkollor për vitin e ri akademik.
Statusi i tij i plote:
Të hënën, mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollës. Vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë e të gjithëve.
Në këtë situatë të pandemisë, secili nga ne duhet ta shtojë kujdesin, andaj lus gjithë personelin në shkollat e vendit, të respektojnë protokollet dhe të inkurajojnë nxënësit për higjienë, mbajtjen e maskave dhe për distancë fizike. Kështu, pengohet përhapja e Covid-19 dhe viti shkollor do të vazhdoj me sukses.
Së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e mësimit, kemi vizituar shkollat ” Zenel Hajdini” dhe “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, si dhe “Ganimete Tërbeshi” në Llukar, ku kemi shpërndarë maska dhe dezinfektues.
Nga drejtorët dhe arsimtarët e këtyre shkollave, u informuam hollësisht se tashmë gjithçka është gati për nisjen e Vitit të ri shkollor, sipas protokolleve të përcaktuara për sigurinë e shëndetit.
Shenjëzimet, udhëzimet paralajmëruese dhe përgatitjet teknike që janë bërë për fillimin e mbarë të mësimit, në këto shkolla, janë për çdo lëvdatë.
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!