Politikanët në Maqedoninë e Veriut nuk ndahen në proamerikanë dhe antimerikanë, por në të korruptuar dhe të pakorruptuar.
Shkruan: Zeqirija Ibrahimi
E keqja është se të korruptuarit, që ta mbulojnë veten e tyre, shtiren si më proamerikanët e vendit dhe i akuzojnë të tjerët për antiamerikanë.
Për faj të këtyre politikanëve të dobët moralisht, proamerikaznimi është shndërruar në strehë dhe strehim për korrupsionin.
Kështu, si ta shihni se dikush në çdo fjalë të dytë e ka “Amelika, Amelika”, shihni kah Lotaria e Maqedonisë, kazinotë e lojërat e fatit. Bile, edhe kah përqindjet e korridoreve që pritet të bëhen. Falë korrupsionit të tyre, sot kemi një proporcion të drejtë – sa më shumë rritet korrupsioni, aq më shumë rritet proamerikanizni i rrejshëm.
Njësoj si në tregimin “Tregtar flamujsh” të Koliqit – sa më shumë rritet patriotizmi, aq më shumë rritet shitja e flamurëve.
Mos u mundoni shumë që t’i zbuloni. Janë futbollistë dhe basketbollistë të dobët. /FolDrejt/