Pas zhvillimeve në pjesën veriore të Kosovës, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri e njëherit ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Tajani, me anë të një postimi në twitter, ka bërë me dije se ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, ku edhe ka shprehur shqetësimin për tensionet në veri, që rrezikojnë stabilitetin në rajon.
Tajani u ka kërkuar Kurtit e Vuçiqit që t’i shmangin veprimet e njëanshme.
“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Tajani në twitter./FolDrejt/