Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani në vazhdën e muajit të aktiviteteve në kuadër të fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, sot mbajti tryezë të rrumbullakët me Këshillat Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Ferizajt.
Zëvendësministri Gashani në fjalën e tij tha se Republika e Kosovës e ka të etabluar
kornizën legjislative dhe institucionale në fushën e parandalimit dhe luftimit të trafikimit
me qenie njerëzore. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që edhe më
tutje t’i përafrojë veprimet e veta me instrumentet ndërkombëtare në veprimet anti-
trafikim.
“Fëmijët në situatë rruge janë kategoria më e cenueshme e komunitetit dhe mbrojtja e
tyre është e domosdoshme, e në veçanti mbrojtja nga keqpërdorimet përfshirë trafikimin
në të gjitha format e kësaj dukurie. Puna e pa ndalur në këtë fushë, është përgjegjësi e
obligim i të gjithëve, që t’i mbrojmë fëmijët, të mbrojmë të drejtat dhe liritë fundamentale
të njeriut dhe t’i ndëshkojmë kryesit e veprave të tilla. Prandaj, kemi filluar punën në
hartim të një plani kombëtar të veprimit për identifikimin dhe trajtimin e fëmijëve në
situatë rruge, fëmijëve lëmoshë-kërkues dhe fëmijëve që braktisin shkollën.”-tha
zëvendësministri Gashani.
Duke i falënderuar të gjitha institucionet mbështetëse për organizimin e këtyre
takimeve, zëvendësministri Gashani u zotua se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e
Punëve të Brendshme e kanë vendosur parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz, ashtu edhe mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave, ndër prioritetet e punës tonë, pasi
luftimi dhe parandalimi i trafikimit me njerëz është një nga sfidat kryesore të shteteve,
por dhe shoqërive në gjithë botën.
MPB-ja gjatë kësaj periudhe kohore në kuadër të fushatës vetëdijësuese dhe
parandaluese “Mos hesht”, ka përgatitur sesione informuese mbi trafikimin – sidomos
me grupe të cenueshme, tryeza të rrumbullakëta me KKSB-të, takime, debate e
diskutime për trafikimin si dhe vizita e diskutime në shkolla.