Tre persona në tri raste të ndryshme raportohet se janë zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Njëri rast ka ndodhur në Podujevë, kurse tjetri në Ferizaj, në të dy rastet të zhdukurat janë femra. Ndërsa, në rastin e tretë raportohet se është zhdukur një mashkull në Rahovec.
“Podujevë 27.04.2023 – 07:00. Ankuesi kosovar ka raportuar në polici se viktima femër kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer akoma. Rasti nën hetime”.
“Ferizaj 16.04.2023 – NN. Më 27.04.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”.
“Rahovec 17.04.2023 – 15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”. /FolDrejt/