Në kuadër të operacionit ndërkombëtar u identifikuan 90 mijë llogari të përdoruesve në botë dhe u arrestuan 46 të dyshuar në Zelandë të Re si dhe u identifikuan më shumë 100 autorë në mbarë BE-në.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër abuzimit të fëmijëve në internet, 146 fëmijë janë shpëtuar në mbarë botën, njoftoi Agjencia e Zbatimit të Ligjit të Bashkimit Evropian (EUROPOL), shkruan AA.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar u identifikuan 90 mijë llogari të përdoruesish në botë dhe u arrestuan 46 të dyshuar në Zelandë të Re si dhe u identifikuan më shumë 100 autorë në mbarë Bashkimin Evropian.
Europol ka mbështetur një hetim ndërkombëtar për dhjetëra mijëra llogari përdoruesish që zotërojnë ose shpërndajnë përmbajtje në internet që shfaqin abuzimin seksual të fëmijëve, transmeton Fol Drejt.
“Operacioni, i udhëhequr nga Ministria e Brendshme e Zelandës së Re, deri tani ka përfshirë agjencitë e zbatimit të ligjit nga Australia, Austria, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Greqia, Hungaria, Sllovenia, Sllovakia, Spanja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja. Koordinimi ndërkombëtar i aktiviteteve hetimore ka kontribuar në identifikimin e një numri të madh personash të lidhur me këto llogari përdoruesish”, thuhet në deklaratën e Europol-it, sipas Ministrisë së Brendshme kroate.
Hetimi filloi në vitin 2019 pas një raporti nga ofruesit e shërbimeve të internetit që tregonte se një numër i madh autorësh përdorën një platformë për shpërndarjen e përmbajtjes jashtëzakonisht shqetësuese që përfshinte imazhe që përshkruanin abuzimin e fëmijëve, si dhe imazhe që përshkruanin akte sadiste të abuzimit seksual të foshnjave dhe fëmijëve.
Rishikimi i informacionit çoi në zbulimin e datotekave 32 GB, që është sasia e njëjtë e memories së nevojshme për të transferuar përmbajtje video për 90 minuta.
Hetimi ndërkombëtar i deritanishëm ka rezultuar me fillimin e procedimeve në 836 raste dhe mbrojtjen e 146 fëmijëve në mbarë botën.
Aktivitetet operative kanë çuar në identifikimin e përdoruesve në mbarë botën dhe ky informacion i është përcjellë autoriteteve vendore përkatëse për veprime të mëtejshme. Në dy raste, në Austri dhe Hungari, të dyshuarit ishin autorë aktivë që abuzonin me fëmijët e tyre të moshës gjashtë dhe tetë vjeç. Të dy fëmijët janë të sigurt.
Për më tepër, një hetim në Spanjë zbuloi se i dyshuari posedonte dhe shpërndante përmbajtje që përshkruante shfrytëzimin seksual të fëmijëve, me filmimin e imazheve nudo dhe seksuale të të rriturve pa leje. Një numër i madh hetimesh vazhdojnë të kryhen në të gjithë BE-në.
Europol mundësoi shkëmbimin e informacioneve duke koordinuar me agjencitë partnere. Gjithashtu ofroi mbështetje analitike duke krahasuar të dhënat dhe duke themeluar një njësi më të madhe në kuadër të një pako masash për mbledhjen e të dhënave hetimore, të cilat më pas iu përcollën agjencive shtetërore të zbatimit të ligjit të përfshirë në operacion.
Në hetime u përfshinë Europoli dhe Interpoli, vendet anëtare të BE-së, Drejtoria kriminale e policisë austriake, policia kroate, çeke, greke, Drejtoria e hetimit shtetëror hungarez dhe policia sllovene, sllovake dhe ajo spanjolle./FolDrejt/