Trajneri i famshëm francez i futbollit Zinedine Zidane ka refuzuar ofertën e Al Nasr prej 120 milionë eurosh për një kontratë dyvjeçare me klubin e Riadit, raporton Marca.
Drejtuesit e klubit nga Arabia Saudite javën e kaluar e zëvendësuan Rudi Garcia-n dhe e zëvendësuan me trajnerin kroat Dinko Jelicic.
Marca raporton shkrimin e mediave nga Riadi, të cilat pretendojnë se drejtuesit e Al Nasr i kanë ofruar Zidane 120 milionë euro për një kontratë dyvjeçare. Megjithatë, eksperti francez e ka refuzuar këtë ofertë, pasi planifikon të marrë përsipër një klub të madh evropian, transmeton Fol Drejt.