Dy viktima femra kosovare kanë pranuar tretman mjekësor, si pasojë e tymit që kishte përfshirë tërë ndërtesën.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmë, rreth orës 22:40, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin, ndërsa dy viktimat pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./FolDrejt/