E diel, 28 Prill, 2024

ZVICRA E GJERMANIA JAPIN SINJALE PËR SHTIM TË NEVOJAVE TË PUNËTORËVE

Pas Gjermanisë, edhe nga Zvicra mbërrijnë sinjale për shtim të nevojave të krahut të punës.

Ekspertët atje presin që Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet këtë vit me rreth 3%. Mediat kosovare vërejnë se në 3-mujorin e tretë, më shumë vende pune u publikuan në shtypin e shkruar dhe atë “online” sesa një vit më parë. Më të kërkuar janë specialistët e IT dhe punëtorët në sektorin e industrisë dhe atë të transportit.

Lexoni edhe..

Përgjatë gjithë kësaj periudhe e sidomos pas krizës së euros që tronditi zonën e monedhës së përbashkët, fokusi ka qenë tek Gjermania, e konsideruar si motori i Evropës dhe një ekonomi e fuqishme e cila i shpëtoi problemeve që trazuan mjaft shtete të tjera evropiane.

Por, ndërkohë edhe Zvicra po lulëzon deri në atë pikë sa ekonomistët t’i rrisin ndjeshëm parashikimet e tyre për pjesën e mbetur të vitit 2018. Më konkrete për sa i takon punësimit vazhdon të jetë sidoqoftë Gjermania. Përpara pak ditësh, ekzekutivi gjerman i dha dritën jeshile ligjit të ri të emigracionit për fuqinë punëtore.

Legjislacioni frymëzohet nga modeli i ligjeve të Kanadasë dhe do ta bëjë të vështirë për më të varfrit dhe të paarsimuarit që të emigrojnë në Gjermani. Ashtu si në rastin e Kanadasë, emigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për punë dhe sigurisë financiare.

Të ngjajshme