Jeta mesatare në Greqi është zvogëluar për dy vjet për shkak të ndotjes së lartë atmosferike, bën me dije media më e madhe greke Ekathimerini. Lajmi është konfirmuar edhe nga një konferencë dyditore në Kretë për ndotjen e lartë atmosferike nëpër shumë qytete botërore.
Në konferencë kanë marrë pjesë edhe shumë shkencëtarë si kardiologu gjerman, Thomas Munzel, i cili theksoi se numri i vdekjeve nga zemra është shtuar dyherë për shkak të ndotjes, kurse vetëm në Greqi 8000 persona vdesin parakohe shkaku i ndotjes atmosferike, përcjell foldrejt.com.
Gjithsesi, qytetet greke janë më të pastra sesa Tetova, Shkupi dhe Manastiri. Lindën pyetja sesa janë vdekjet dhe dëmet që shkaktojnë mikrorganizmat e dëmshme në këto qytete? Sigurisht një studim është më se i nevojshëm./Foldrejt.com