Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, thotë në Telegram se dy persona kanë vdekur në Kryvyi Rih për shkak të bombardimeve ruse të premten herët në mëngjes.
Ai shkroi: “Si pasojë e një rakete që goditi një ndërtesë banimi, një nga pesë hyrjet u shkatërrua.
“Dy persona kanë vdekur. Gjashtë persona u plagosën, mes tyre tre fëmijë. Nën rrënoja mund të jenë dy persona, përfshirë 1 fëmijë”./FolDrejt/