Juventusi ka arkëtuar të ardhura të rëndësishme, pasi Atalanta vendosi të blinte qendërmbrojtësin turk, Medih Demiral.
Klubi nga Bergamo ka paguar 20 milionë euro për Demiral, i cili tashmë do të jetë pjesë e tyre në vazhdim.
Fillimisht u përfol shumë se Atalanta nuk do ta blinte, por gjërat ndodhën shumë shpejt dhe tashmë është zyrtarizuar blerja e Demiral.