Liga e Parë Portugeze rikthehet në fillim të muajit qershor. Me kalimin e javëve forca e virusit COVID-19 sa vjen e bie dhe pak e nga pak të gjithë vendet e globit po mundohen t’i kthehen jetës së mëparshme.
Në këtë mënyrë është koha për të menduar edhe për kthimin në normalitet të të gjithë aktiviteteve sportive dhe përjashtim nuk bën natyrisht as Primeira Liga në Portugali.
Drejtuesit konfirmuan se liga portugeze do të rifillojë pikërisht me ndeshjet e javës së 25, më datë 4 qershor.
Në një komunikatë të veçantë drejtuesit shpjeguan se pas shumë përpjekjeve dhe debateve, gjithçka do të rikthehet në fillim të muajit qershor, kuptohet nën masa të rrepta që duhen zbatuar nga lojtarët apo dhe stafet përkatës të klubeve pjesëmarrës.