Në bazë të vendimit të Qeverisë për masat shtesë anti-COVID, të gjithë punonjësit e sektorit publik në vend, pas datës 13 shtator, nuk do të mund të futën në vendin e tyre të punës, nëse nuk e dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë negativ në testet për COVID-19.
Vendimin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë në të cilën sot u vendosen masat e reja kufizuese për parandalimin e pandemisë së COVID-19.
“Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më datën 13 shtator, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publikë, pas kësaj date, punonjësit e institucioneve publike, të ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë një nga dëshmitë, si certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që të u lejohet hyrja në ambientet e punës”, tha Vitia, transmeton Telegrafi, përcjell FolDrejt.com.
Vitia paralajmëroi se kjo masë do të zgjerohet edhe në sfera të tjera.