Pjesëmarrës në tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022”, Johannes Madsen, nga Zyra e BE-së, ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Raporti për Kosovën thekson që Komisioni Evropian ka bërë propozimin për ta hequr regjimin e vizave, por që ende është në pritje në Këshillin Evropian. Komisioni vazhdon vlerësimin nga viti 2018 që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.” – ka thënë Madsen./FolDrejt/