Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka nderuar Shenjtëreshën shqiptare, Shën Nënë Terezën, me një pullë postare, prej 1.80 dollarë, që u emetua më 12 gusht në Ekspozitën e Madhe të Pullave Postare Amerikane në Chicago – Illinois.
Me këtë ngjarje të veçantë, e cila u organizua nga UNPA, 12 gushti, do të hyjë në kalendar si dita kur Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara, lëshojë një Pullë të re përfundimtare për të nderuar murgeshën e mirënjohur dhe humanitare Nënë Terezën (1910-1997).
Realizuesit e Pullës së re postare me portretin e Nënë Terezës së UNPA-s përbëhet nga artisti Martin Morck, një gdhendës i pullës dhe projektuesja Rorie Katz e Kombeve të Bashkuara.
Pulla përmban një portret të stilit të gdhendur të Nënë Terezës. Një citat shfaqet në të djathtë të portretit: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Në pamjen e përgjithshme, pulla është e ngjashme me tre pulla të tjerë të UNPA me portrete: pulla Nelson Mandela me 2 franga e emetuar më 18 korrik 2018, pulla e Kofi Annanit prej 1.30 dollarë e emetuar më 31 maj 2018; dhe pulla prej 2.75 dollarësh Mahatma Gandhi e emetuar më 2 tetor 2019.
Qyteti i Vatikanit lëshoi një pullë të vetme më 2 shtator 2016, për të festuar kanonizimin e saj. India lëshoi një koleksion me pulla më 4 shtator 2016, dhe Shqipëria lëshoi një pullë dhe një koleksion po në atë datë.