Dy aksidente trafiku me kamionë dhe autobusë në Nigeri kanë vrarë 20 persona, thanë autoritetet.
Në qytetin e Lagos, një kamion u përplas me një autobus në një vend të ngarkuar dhe u përmbys. Vetëm një grua mbijetoi, ndërsa nëntë pasagjerë, përfshirë dy fëmijë, vdiqën, përcjell Fol Drejt.
Një tjetër kamion u përplas me një autobus pranë Lagos, duke vrarë të 11 pasagjerët dhe më pas duke u djegur në zjarr.
Aksidentet janë të zakonshme në shumë pjesë të Nigerisë ku rrugët janë të këqija dhe ligjet e trafikut zakonisht nuk respektohen. Është edhe më keq në Lagos, ku kamionë dhe automjete të tjera të rënda kalojnë nëpër të gjithë qytetin, më i madhi i Nigerisë./FolDrejt/