Ende pa zbardhur dita e 22 janarit 1998, forcat serbe ia mësyjnë kullës së familjes Jashari.
Ata nisen nga fabrika e municionit rreth 1 km larg, ku edhe kishin bazën. Cak kishin Adem Jasharin.
Këtë të fundit, autoritetet serbe po e shihnin si përgjegjës për një sulm ndaj milicisë së atëhershme.
Por atë mëngjes, Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, njofton Klankosova.tv.
Rezistenca u bë nga babë e bir, Shaban e Hamëz Jashari, bashkë me fëmijët e familjes.
Mobilizimi i Jasharajve bëri që serbët, disa prej të cilëve u plagosën të zbrapsen.
Plagë morën edhe Selvete dhe Iliriana Jashari.