Është arrestuar organizatori i ahengut gjatë së cilit është gjuajtur me armë zjarri, një natë më parë në Drobesh të Vitisë.
Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, derisa i janë konfiskuar tri armë, në mesin e tyre edhe një automatik.
Familjarët e tij nuk deshën të prononcohen në lidhje me këtë rast, por konfirmuan se armët nuk i kishin me leje.
Hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë nga organet e rendit.