Nga të shtënat në rrugë në Washington të shtunën në mbrëmje, tre persona u vranë dhe dy të tjerë u shtruan në spital, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Pas denoncimit, policia gjeti në vendngjarje 5 persona, të cilët ishin qëlluar me armë zjarri.
“Dy burra dhe një grua u shpallën të vdekur në vendngjarje ndërsa dy burra tjerë u dërguan në spital në Washington”, tha ushtruesja e detyrës së Shefit të Policisë Metropolitane, Pamela Smith.
“Kjo lloj dhune nuk është e pranueshme në Distriktin e Kolumbisë. Kjo nuk është një zonë lufte. Ne duam që banorët tanë të ndjehen të sigurt”, tha Smith.
Ajo vlerëson se komuniteti duhet të përfshihet në ndalimin e dhunës në qytet.
Washingtoni regjistroi të shtëna masive edhe muajin e kaluar kur 9 persona u plagosën gjatë një festimi të Ditës së Pavarësisë në një lagje afër Shtëpisë së Bardhë.