Në “ceremoninë përkujtimore për 78-vjetorin e fatkeqësisë së Hiroshimës” në Japoni, zyrtarët e qytetit kritikuan politikat e liderëve botërorë për “parandalimin bërthamor”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ceremonia u mbajt në Parkun Memorial të Paqes në qytet për të shënuar 78-vjetorin e bombardimit të Hiroshimës gjatë betejave të Paqësorit në Luftën e Dytë Botërore. Në ceremoninë që filloi me një minutë heshtje në orën 08:15 (me orën lokale) kur u hodh bomba, krahas zyrtarëve të qytetit mori pjesë edhe kryeministri japonez, Fumio Kishida.
Në një fjalim, Kishida tha se rruga drejt botës së pastruar nga armët bërthamore është vështirësuar për shkak të tensioneve dhe konflikteve në rritje. “Por, kjo situatë rrit edhe më shumë rëndësinë që bota të marrë sërish vrull në këtë rrugë”, shtoi Kishida.
– Guvernatori dhe kryetari i Bashkisë së Hiroshimës kritika liderëve të botës
Kryetari i Bashkisë së Hiroshimës, Matsui Kazumi tha se liderët botërorë duhet të ndërmarrin urgjentisht hapa konkretë për çështjen e kërcënimeve bërthamore. “Liderët botërorë duhet të pranojnë sesa jo e mençur është teoria e parandalimit bërthamor për kërcënimet bërthamore të shprehura aktualisht nga politikanë të caktuar”.
Guvernatori Yuzai Hidehiko theksoi se për shkak të luftës Rusi-Ukrainë ka ardhur në rend dite mundësia e përdorimit të armëve bërthamore dhe se Koreja e Veriut ka zhvilluar programin e saj bërthamor. “Mbrojtësit e parandalimit bërthamor që mendojnë se armët bërthamore janë pjesë e pandashme e paqes, vetëm sa vonojnë përparimin në rrugën për çarmatosjen bërthamore”, tha Yuzai.
Më 6 gusht 1945, SHBA-ja hodhi bombën e parë atomike të historisë në Hiroshima, ku si pasojë u shemb 90 për qind e qytetit dhe në momentin e parë humbën jetën 80 mijë njerëz. Tri ditë më pas bomba atomike u hodh në Nagasaki ku edhe këtu në momentin e parë humbën jetën të paktën 40 mijë njerëz.
Parashikohet se me efektet e mëpasshme të bombës atomike humbën jetën rreth 110 mijë njerëz, shumica e të cilëve kryesisht civilë. Vdekjet nga sëmundjet lidhur me rrezatimin vazhduan në muajt dhe vitet e ardhshme në rajon.