Gjetja e rregullt e kohës për pak gjumë gjatë ditës është e mirë për trurin dhe e ndihmon atë të qëndrojë më i madh për një kohë më të gjatë, shkruan BBC të martën, duke iu referuar shkencëtarëve nga University College London.
Një ekip shkencëtarësh tregoi se truri i njerëzve që dremitën gjatë ditës ishte 15 centimetra kub më i madh – ekuivalent me vonimin e plakjes nga tre deri në gjashtë vjet. Shkencëtarët rekomandojnë që ky gjumë të jetë më i shkurtër se gjysmë ore.
Megjithatë, gjumi i shkurtër gjatë ditës është një sfidë për shumë njerëz, sepse është mjaft e vështirë të flesh në punë.
“Ne sugjerojmë që çdokush mund të përjetojë përfitime nga dremitja,” tha Dr. Victoria Garfield. Ajo i përshkroi zbulimet si “mjaft të reja dhe emocionuese”.
Gjumi i ditës është i rëndësishëm për foshnjat, ato bëhen më të rralla me kalimin e viteve dhe njerëzit kthehen në dremitjen e ditës kur dalin në pension. Njëzet e shtatë për qind e njerëzve mbi 65 vjeç pushojnë duke dremitur gjatë ditës.
Dr. Garfield thotë se këshillat për dremitjet e shkurtra gjatë ditës janë shumë më të lehta për t’u zbatuar sesa, për shembull, humbja e peshës ose stërvitja, gjë që shumë e kanë të vështirë.
Kujtojmë se truri i njeriut natyrshëm tkurret me kalimin e moshës, transmeton Fol Drejt.