New York Times raporton se qeveria e Arabisë Saudite është e gatshme të investojë deri në 20 miliardë dollarë për zhvillimin e ligës, e cila sigurisht përfshin buxhete të mëdha për ardhjen e futbollistëve më të mëdhenj të botës.
Arabia Saudite është shumë serioze për futbollin dhe pjesa tjetër e botës nuk ka nevojë as për ndonjë provë shtesë. Ardhja e Cristiano Ronaldos në SPL (Saudi Pro League) dhe blerja e Newcastle United kanë treguar se Arabia Saudite dëshiron të kyçet në mënyrë aktive në shfaqjen më të madhe sportive në botë, dhe New York Times raporton se lëvizjet e reja do të pasojnë së shpejti, të cilat mund t’i “trazojnë” më tej gjërat në hartën e futbollit botëror.
Fondi i investimeve publike të Arabisë Saudite, i cili ishte i përfshirë edhe në blerjen e Newcastle United, thuhet se ka ndarë 20 miliardë dollarë për zhvillimin e futbollit, dhe këto para thuhet se janë të caktuara për ‘forcimin e reputacionit të ligës, konkurrencën e saj dhe për ardhjen e lojtarëve të klasit më të lartë botëror’. Vetëm për pagat e lojtarëve që supozohet të vijnë në SPL, fondi i lartpërmendur është gati të kontribuojë rreth një miliardë dollarë, kështu që nuk është për t’u habitur që thashethemet tashmë të përditshme se klubet nga Arabia Saudite po transferojnë edhe Lionel Messin dhe Karim Benzeman në këtë afat kalimtar.
Në Arabinë Saudite duan të ndërtojnë një ligë shumë konkurruese. Kjo tashmë është evidente me futbollistët më të mirë aktualë, pasi Al Nassr ka sjellë në radhët e tij Cristiano Ronaldon, Al Hilal dëshiron Lionel Messin dhe Karim Benzema me shumë gjasa do të jetë fytyra e re e parë e kampionit të ri të Arabisë Saudite, Al Ittihad, transmeton Fol Drejt.