Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar kritika drejt Qeverisë në lidhje me menaxhimin e sektorit shëndetësor.
Gjatë takimit të sotëm me disa punonjës shëndetësorë, Abdixhiku ka thënë se i është konfirmuar se sistemi mjekësor është në pikën e thyerjes.
“Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve.
Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet.”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku njëkohësisht ka kritikuar Qeverinë se i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna dhe material bazik gjatë vitit 2022, ndërkaq pavarësisht kësaj teprice parash, nuk ka as penj, ka bërë me dije Abdixhiku.
“Kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme.
Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!”, ka shtuar tutje Abdixhiku./FolDrejt/