Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media, ka shfaqur para gazetarëve gatishmërinë e Ministrisë që drejton për mbështetjen e çdo kërkese të komunave për uljen e tatimeve.
“Ne si ministri jemi të gatshëm të mbështesim çdo kërkesë të komunave të uljes së tatimit për vitin aktual, qoftë duke shkuar për të gjithë njësoj ose duke marrë një përqindje të rritjes për ta falur si tatim në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët”, ka thënë ministri Murati.
Gjatë kësaj konference, ministri Murati njëkohësisht përmendi raste ku pronat nuk kanë qenë të regjistruara për tatim.
“Shembull, në komunën e Prishtinës është identifikuar një ndërtesë 20 katëshe që s’ka qenë e regjistruar për tatim. E, vlera ishte diku 14 milionë euro e s’ka qenë e regjistruar për tatim”, ka bërë të ditur ministri./FolDrejt/