Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se ka pritur në takim të gjithë liderët e Luginës së Preshevës.
Duke shpërndarë një fotografi, ku shihet kryetari Abdixhiku bashkë me udhëheqësit partiakë e institucionalë të shqiptarëve në Preshevë, u është bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që ta shfrytëzojnë të drejtën e regjistrimit, transmeton Fol Drejt.
Regjistrimin masiv, Abdixhiku e ka parë si një përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës, e njëherit edhe kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës./FolDrejt/