Nën udhëheqjen e sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III, është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, në selinë e NATO-s.
Pjesë e këtij takimi, edhe këtë herë, ka qenë Kosova, nën përfaqësimin e delegacionit të udhëhequr nga zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Enver Cikaqi, shefi i kabinetit të ministrit të Mbrojtjes Hasan Hoxha dhe ambasadori Astrit Zemaj.
“Me pjesëmarrjen e delegacionit nga Kosova është dëshmuar edhe një herë mbështetja e Kosovës për Ukrainën, dhe partneritetin me vendet aleate për të siguruar paqe dhe siguri në rajon dhe në botë”, bëhet e ditur në njoftimin e FSK-së./FolDrejt/