“Sapo lexova deklaraten e perfaqesuesit special te BE-se per dialogun Kosove-Serbi, Lajcak.
E habiteshme qe ai, ne emer te BE-se ngulmon per krijimin e Asociacionit te Komunave Serbe duke thene se perndryshe nuk do te kete marreveshje perfundimtare dhe njohje te ndersjellte ndermjet te dy vendeve !?” -ka thënë Starova
Postimi i plotë:
Sapo lexova deklaraten e perfaqesuesit special te BE-se per dialogun Kosove-Serbi, Lajcak.
E habiteshme qe ai, ne emer te BE-se ngulmon per krijimin e Asociacionit te Komunave Serbe duke thene se perndryshe nuk do te kete marreveshje perfundimtare dhe njohje te ndersjellte ndermjet te dy vendeve !?
I gjithe debati per te ashtuquajturin Asociacion vjen rrotull ceshtjes se kompetencave te tij ekzekutive per te cilat kembengul Serbia. Kosova nuk e pranon me te drejte qe Asociacioni te kete kompetenca ekzekutive, sepse kjo te ishte si te krijoje nje shtet brenda shtetit ne Kosove.
A nuk i kane mjaftuar BE-se problemet shume te nderlikuar qe ka krijuar “Republika Serbska” ne Bosnje-Hercegovine !?
Po kerkojne tani te shtojne ne Ballkanin Perendimor edhe nje tjeter problem brenda Kosoves!?
Neqoftese vazhdon nje politike te tille, BE do ta kete te sigurte deshtimin ne arritjen e marreveshjes perfundimtare Kosove-Serbi. Dhe bashke me te edhe i diplomuari per marredhenie nderkombetare ne Rusi, vete sllovaku Lajcak.