Ka shkuar në 1.000 numri i të infektuarve me Covid 19 në Gostivar me rrethinë që nga fillimi i pandemisë. 850 prej tyre janë shëruar, kurse 57 persona kanë humbur betejën me virusin e ri. Aktualisht ka 85 raste aktive, ku 12 prej tyre trajtohen pranë Repartit Infektiv në Spitalin e Gostivarit. Drejtori Jakup Jakupi thotë se situata është nën kontroll dhe kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar edhe fluksin e dytë vjeshtor që paralajmërohet periudhën në vijim.
I pyetur se si qendronë situata me pandeminë mes personelit mjekësor, drejtori Jakupi tha se për momentin nuk ka të infektuar apo në izolim mesin e tyre. Ai sqaroi se të gjitha repartet në spital funksionojnë pa pengesa dhe shtoi se edhe “Termini im” funksionon pa asnjë vështirësi.
Sipas anketave epodemiologjike, rastet e reja të të infektuarve në Gostivar me rrethinë vijnë nga kllaster familjar. I tillë ka qenë edhe rasti i fundit, ku nga një familje, shtatë persona kanë rezultuar të infektuar. Ratko Naumovski, shef i Repartit Infektiv në Gostivar bëri të ditur se nga 12 persona që trajtohen tek ata, dy kanë gjendje më të vështirë shëndetësore dhe janë të vendosur në frymëmarrje respiratore.
“Ka shumë kllaster që na vijnë. Sot na ka ardhur një rast ku nga një familje kemi 7 të infektuar, njëri është hospitalizuar, të tjetër kanë gjendje të mirë. Në ditë na ndodh të kemi nga 6 deri në 7 persona që na vijnë si raste të reja dhje vijnë nga e njejta familje. Aktualisht në repartin tonë kemi 12 të hospitalizuar, dy prej tyre janë në mbështetje artificiale të frymëmarrjes, të tjerët janë me gjendje më të lehtë klinike”, deklaron Naumovski.
Ditëve të fundit numri i personave të rinj të infektuar në rrethin e Gostivarit shkon nga 5 deri në 7, ndërsa numri i të shëruarve është më i madh. Në ditë testohen mesatarisht nga 20 persona.