Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bëri vizitë në familjet e dëshmorëve Kadrije Uka dhe Fahredin Uka.
Për këtë ai shkroi në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Vizitë në familjen e dëshmorëve Kadrije Uka dhe Fahredin Uka, në Çabër – Zubin Potok.
Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë edhe gratë, të cilat po aq sa burrat treguan trimëri, guxim e ideal atdhetar. Një shembull i veçantë Kadrije dhe Fahredin Uka, motër e vëlla.
Por jo vetëm këta të dy, por e gjithë familja Uka, ishte e angazhuar në çlirimin e vendit. Republika e Kosovës në të cilën ne jetojmë sot të lirë, është falë mundit dhe sakrificës së tyre dhe të shumë dëshmorëve tjerë.
Ne gjithmonë do të punojmë me përkushtim në realizimin e idealeve të tyre”./FolDrejt/