Një person është arrestuar nën dyshimin për mashtrim.
Mashtrimi raportohet të ketë ndodhur që në gusht të vitit 2022, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet me dije se i dyshuari ia kishte shitur banesën një mashkulli me shtetësi kosovare, e më pas të njëjtën banesë ia kishte shitur edhe një shtetasi tjetër kosovar.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./FolDrejt/