Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në kryeqytet.
Rasti është raportuar rreth orës 16:40, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshorten e tij, femër kosovare, e kishte kanosur atë duke kërkuar nga ajo që të largohej nga shtëpia”, raporton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/