Barcelona kompletoi transferimin e Inigo Martinezit (31-vjeçar) nga Athletic Bilbao. Mbojtësi me përvojë i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe do t’i bashkohet kampionit të ri spanjoll pas skadimit të kontratës.
Ai duhet të nënshkruajë kontratën në fund të këtij sezoni, shton Fabrizio Romano. Martinez do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me katalanasit.
Në karrierën e tij ka luajtur për Real Sociedad B, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao, ku është që nga viti 2018. Ai mbërriti në Bilbao nga Sociedadi për 32 milionë euro dhe ka bërë 20 paraqitje për kombëtaren spanjolle dhe ka shënuar gjithashtu një gol. Ai luajti 18 herë për Athletic këtë sezon dhe shënoi një gol në 1639 minuta lojë, transmeton Fol Drejt.