Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka përkujtuar veprimtarin Ukshin Hoti, i cili edhe sot pas 24 vjetësh gjendet në listën e të vrarëve dhe të zhdukurve nga okupatori serb në luftën e fundit.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Të pakta janë qeniet njerëzore ekzistenca e të cilëve lë gjurmë ndër breza, me një urtësi që të ngjallë siguri e hedhë dritë mbi vetëdijen shoqërore, duke shërbyer si një udhërrëfyes që përkundër çdo stuhie gjen rrugën drejt të interesave të përgjithshme që tejkalojnë individualen, të pjesshmen, e synojnë idealen.
Ukshin Hoti i tillë ishte, fanar i kombit shqiptar, figurë që na ka frymëzuar si popull dhe vazhdon të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite.
Vepra dhe jeta e Ukshin Hoti do mbetet gjithmonë busulla e rrugëtimin tonë si shtet e komb.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për të”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/