Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, prezantoi në Parlamentin Evropian detajet e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, duke shpallur fundin e plotë të varësisë së Bashkimit Evropian nga nafta ruse.
Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë arritur marrëveshje për embargon për importin e naftës ruse dhe do të vazhdojnë bisedimet sot, njoftoi Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar.
Disa vende anëtare të BE-së, veçanërisht Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke dhe Bullgaria, kanë shprehur shqetësim për masat e propozuara./FolDrejt/