Ekipet e shpëtimit në qytetin Changsha në Kinën qendrore nxorrën një grua të gjallë nga rrënojat e një ndërtese që u shemb pothuajse gjashtë ditë më parë, njoftuan sot media shtetërore.
Një grua e paidentifikuar është e mbijetuara e 10-të e një aksidenti që vrau pesë persona, ndërsa dhjetëra figurojnë të zhdukur./FolDrejt/