Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, foli sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me të dhënat e reja në raport me rastin e vrasjes së Astrit Deharit.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje po e përdor këtë rast për qëllime politike.
“Zakonisht këto raste dhe këtë rast, Vetëvendosja e përdor për qëllime politike”, u shpreh Berisha, përcjell Fol Drejt.
Ai iu drejtua edhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut duke thënë se ajo është e përfshirë në mesin e zyrtarëve që përmenden në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Ministrja Haxhiu i kërkoi kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufcës që t’ia ndalë fjalën dhe filloi ta godasë tavolinën, ndërsa Berisha vazhdonte të fliste për këtë çështje./FolDrejt/