Presidenti i SHBA Joe Biden u premtoi anëtarëve të Evropës Lindore të mërkurën se SHBA do të “mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s”.
Biden ia tha këtë përfaqësuesve të Nëntë të Bukureshtit, anëtarë të NATO-s nga Evropa Lindore, me liderët e të cilëve u takua në Varshavë dy ditë pas një vizite të paparalajmëruar në Kiev dhe një ditë para përvjetorit të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.
“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s është absolutisht i qartë. Ne do të mbrojmë fjalë për fjalë çdo pëllëmbë të NATO-s”, tha Biden.
Sipas nenit 5 të Kartës së Atlantikut të Veriut, një sulm ndaj çdo anëtari të NATO-s është një kërcënim për të gjithë dhe kërkon një përgjigje të përbashkët.
Më herët të mërkurën, në një takim me stafin në Ambasadën e SHBA-së në Varshavë, Biden e quajti vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për të mos marrë më pjesë në New Start, një traktat për kontrollin e armëve, dhe njoftimin se Moska mund të rifillojë testet bërthamore. /FolDrejt/