Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një deklaratë të saj u shpreh se janë afër vendimit për të dërguar forca në Kosovë, mirëpo ndaj kësaj deklarate ka reaguar Nenad Rashiq, që mban postin e ministrit të Komuniteteve.
Siç njofton Danas, Rashiq tha se Serbia nuk mund të dërgojë forca pa lejen e KFOR-it.
“Me sa më kujtohet, sipas Rezolutës 1244, Serbia në Kosovë mund të dërgojë 1000 forca të sigurisë, vetëm me miratim dhe koordinim me KFOR-in. Dhe në këtë rast, nuk jam i sigurt se KFOR-i po e mendon atë opsion”, tha Rashiq./FolDrejt/
Bërnabiq: Jemi afër që të kërkojmë kthimin e forcave tona në Kosovë sipas Rezolutës 1244