Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, i ka thënë drejtuesve të klubit të Mynihut se nuk llogarit në shtatë lojtarët dhe kërkon që ata të shiten në afatin kalimtar të verës, mëson e përditshmja gjermane “Bild”.
Lista e të padëshiruarve të Tuchel përfshin gjithashtu emra të mëdhenj dhe lojtarë të shtrenjtë si Sadio Mane, Serge Gnabry dhe Leroy Sane.
Tuchel nuk llogarit në portierin Alexander Nibel, i cili u kthye nga një huazim nga Monaco, as Marcel Sabitzer, i cili u kthye nga një huazim nga Manchester United. Benjamin Pavard dhe Buona Sarr janë gjithashtu në rrugëdalje nga klubi, sipas “Bild”./FolDrejt/