Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Udhëzimin Administrativ të hartuar nga MInistria e Shëndetësisë për masat për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijës nga substancat narkotike, raporton Fol Drejt.
“Siç është përcaktuar në Nenin 50.1. të Kushtetutës, fëmijët gëzojnë të drejtën e mbrojtjes dhe të kujdesit të domosdoshëm për mirëqenien e tyre. Mbrojtja e jetës dhe të drejtave të fëmijës ështëdetyrimi kryesor, në masën maksimale të mundshme, për çdo person apo institucion.” shkruan në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Aty theksohet se çdo fëmijë ka të drejtë, për kujdes shëndetësor dhe për masa parandaluese dhe mbrojtëse ngaabuzimi me narkotikë prandaj, institucionet, në pajtim me përgjegjësitë e tyre, obligohen që tëmarrin masat e nevojshme parandaluese dhe mbrojtëse nga abuzimi me narkotikë, në pajtim melegjislacionin përkatës në fuqi, këtë udhëzim administrativ si dhe politikat dhe prioritetet e përcaktuara nga Ministria.
Çështja kryesore e trajtuar në këtë projekt udhëzim administrativ është mbrojtja e fëmijës ngaabuzimi me narkotikë, ku për këtë qëllim, përcaktohen: masat për avokimin e mënyrës sëshëndetshme të jetesës dhe dekurajimin e çdo lloj abuzimi me narkotikë, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve përkatëse.
Qëllimi i masave parandaluese dhe mbrojtëse, nga abuzimi me narkotikë, të përcaktuara me këtë projekt udhëzim administrativ është të mbrojë fëmijën nga shkaqet që mundësojnë përdorimin enarkotikëve dhe varshmërisë prej tyre; ngrit nivelin e njohurive dhe të vetëdijësojë popullatën për rrezikshmërinë e përdorimit të narkotikëve dhe pasojat që sjell abuzimi me narkotikë për shoqërinë; sigurojë komunikimin efektiv dhe informativ për pasojat e dëmshme shëndetësore, natyrën e varshmërisë, kërcënimet vdekjeprurëse që paraqet konsumimi i narkotikëve; këshilla kundër përdorimit të narkotikëve; inkurajim i ndërprerjes së përdorimit të narkotikëve nga përdoruesit; promovim i një mënyre të shëndetshme të jetesës; dekurajojë çdo lloj abuzimi me narkotikë, si dhe zvogëlojë numrin e fëmijëve që abuzojnë me narkotikë. /FolDrejt/