Kryeministri britanik Rishi Sunak tha sot se Londra ende nuk mund të thotë nëse Rusia është përgjegjëse për shkatërrimin e digës Nova Kahovka në jug të Ukrainës.
“Nuk mund ta them përfundimisht këtë. Shërbimet tona të inteligjencës dhe ushtarake po punojnë për këtë,” tha Sunak, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, raporton Reuters.
Ai theksoi se nëse vërtetohet se diga është shkatërruar qëllimisht, do të jetë një fund i ri./FolDrejt/