Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba kanë diskutuar nevojën që Ukraina të vazhdojë të zbatojë reformat për të krijuar një mjedis për investime, tha Departamenti i Shtetit.
“Ata diskutuan nevojën që Ukraina të vazhdojë të zbatojë reformat në mënyrë që të krijojë një mjedis për investime dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
“Sekretari e informoi Ministrin e Jashtëm për udhëtimin e tij në Republikën Popullore të Kinës dhe diskutimet me zyrtarët atje rreth luftës së Rusisë në Ukrainë”, shtohet në deklaratë./FolDrejt/