Në Pakistan, ka filluar një fushatë për mbledhjen e ADN-së së anëtarëve të familjes që dyshojnë se anëtarët e tyre vdiqën, kur një anije me emigrantë u mbyt javën e kaluar në brigjet e Greqisë.
Siç raporton Reuters, shumica e njerëzve në bord ishin nga Egjipti, Siria dhe Pakistani dhe u paguanin mijëra dollarë kontrabandistëve për t’i transportuar në Evropë.
“Çdo familje jep të paktën dy mostra – babai, nëna ose djali ose vajza,” tha Mushtaq Ahmad, ndihmës komisioneri i rrethit Huirat të Pakistanit./FolDrejt/