Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borej, ka thënë sot, në prag të samitit të liderëve të BE-së, se gjëja e parë për të është të informojë liderët në samitin e sotëm për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ai përsëriti se propozimi evropian është në tavolinë dhe ftoi liderët e Kosovës dhe Serbisë të vijnë në Bruksel, së shpejti, pas disa javësh, për ta shtyrë përfundimisht përpara këtë propozim, përcjell Fol Drejt.
“Do të kërkoj nga liderët mbështetje të fortë për të shmangur çdo përshkallëzim dhe do t’u kërkoj që të punojnë seriozisht në këtë propozim, që është e vetmja mënyrë për të tentuar të zgjidhen dhe normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kemi kaluar nga kriza në krizë. Tani është koha për deeskalim dhe punë konstruktive”, theksoi Borrell./FolDrejt/